Flash

Detaje të reja/ Shefi policisë së kufirit të Korçës e kaloi vetë kanabisin në Greqi

Lapsi.al 30 November 2023
Detaje të reja/ Shefi policisë së kufirit të

Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit të Korçës, Stiljan Pasho u arrestua këtë të enjte nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore i akuzuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Mësohet se 53-vjeçari ka shfrytëzuar postin e tij si kryekomisa për të favorizuar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar drejt Greqisë me 26 kg kanabis në automjetin e tij.

Rasti ka qenë nën vëmendjen e AMP-së së Korçës dhe sapo makina me drogë ka kaluar kufirin janë lajmëruar autoritetet greke që bënë ndalimin e Likës. Droga ishte futur në një bombol gazi që ndodhej në bagazh.

FOTO/ Ky është Kryekomisari i arrestuar në Korçë për trafik droge -  Albeu.com

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, ka qenë vetë Stiljan Pasho që ka hipur në makinën tip "Passat" që drejtohej nga Lika dhe ka kaluar kufirin bashkë me të për t'u siguruar mbi kalimin e drogës. Pasho ka qenë pasagjer në automjet dhe sapo është siguruar për kalimin e drogës është kthyer sërish mbrapsht.

Efektivët e Kufirit kanë deklaruar se Pasho u bënte presion për të mos kontrolluar mjetin që transportonte drogë. AMP bën me dije se në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe një vit më parë në të njëjtin automjet me Lorenco Likën dhe një person tjetër, fakt i provuar nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë.

Lorenco Lika, i cili arriti të kalonte kufirin greko-shqiptar në Kapshticë me 26 kg kanabis, është arrestuar nga policia greke në Follorinë. Mësohet se arrestimi i tij është bërë në datën 28 nëntor, një ditë pasi Lika kishte kaluar kufirin në Kapshticë pa u kontrolluar fare nga autoritetet ligjzbatuese. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shqiptari hedh në gjyq qeverinë britanike

Një shqiptar rreth të 20-ave ka hapur një çështje gjyqësore kundër qeverisë britanike. Sipas “Independent”, ai thotë se atij iu mohua e drejta për të qëndrua...

19:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI