Flash

Zbulohet makina me kallashnikov e municione në Greqi, gjenden gjurmët e gishtërinjve të një shqiptari

Lapsi.al 29 November 2023
Zbulohet makina me kallashnikov e municione në Greqi, gjenden gjurmët

Autoritetet greke kanë zbuluar brenda një automjeti të braktisur një kallashnikov, një granatë, karikatorë, një bidon benzinë ​​dhe një helmetë.

Sipas mediave greke, ngjarja lidhet me një shqiptar, i cili rezulton i përfshirë në disa raste të grabitjes.

Kjo është zbuluar pas gjetjes së gjurmëve të gishtërinjve.

39-vjeçari shqiptar rezulton i arrestuar në Patra në 2009 dhe në Athinë në 2019, por tashmë është i lirë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 nëntor, por pas analizimit të gjurmëve të gishtërinjve ka rezultuar se i përkasin një shqiptari.

Automjeti në fjalë ishte vjedhur rreth dy muaj më parë në Nea Joni dhe policia e gjeti në rrugën Niriidoon 73 pranë një çerdheje në zonën e Palaio Faliro.

Njëri nga fqinjët ka vënë re se automjeti prej ditësh nuk ka lëvizur dhe për shkak të problemeve të mëdha të parkimit në zonë ka lajmëruar policinë.

Efektivët e policisë konstatuan se mjeti mbante targa false dhe se ishte raportuar i vjedhur shtatorin e kaluar në zonën e Nea Jonisë. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për ngjarjes, nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

Të këshilluara

Merr flakë kabina elektrike në Fier

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “Kastriot Muço” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse...

18:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI