Flash

Programi Botëror i Ushqimit: Gratë dhe fëmijet janë në rrezik të lartë nga uria në Gaza

Lapsi.al 29 November 2023
Programi Botëror i Ushqimit: Gratë dhe fëmijet janë në

Popullsia e Gazës, veçanërisht gratë dhe fëmijët, janë në rrezik të lartë nga uria nëse furnizimet me ushqime humanitare nuk vazhdojnë pas armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).

Në një përditësim të martën, WFP tha se kishte shpërndarë ushqim për 121,161 njerëz në Gaza që nga fillimi i armëpushimit të premten, raportojnë mediat e huaja.

Pauza në luftime gjithashtu lejoi ekipet e saj të shkonin në zonat e enklavës së rrethuar për herë të parë pas një kohe të gjatë duke pranuar se u përballën me një gjendje katastrofike.

“Ekipi ynë tregoi atë që pa: uri, dëshpërim dhe shkatërrim. Njerëzit që nuk kanë marrë ndonjë lehtësim prej javësh. Ekipi mund të shihte vuajtjet në sytë e tyre”, tha Samer Abdeljaber, përfaqësues i WFP Palestinë.

Ai tha se pauza ofroi një dritare lehtësimi që ai shpresonte se hap rrugën për qetësi afatgjatë. Drejtoresha e WFP për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe rajonin e Evropës Lindore, Corinne Fleischer, tha se gjashtë ditë nuk mjaftojnë për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme dhe se banorët e Gazës duhet të hanë çdo ditë, jo vetëm për gjashtë ditë.

Të këshilluara

Kosovë/ Babë e bir plagosen me armë zjarrι

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Kosovë. Mësohet se babë e bir në Pejë janë plagosur me armë zjarri. Policia njofton se është...

10:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI