Flash

Ministri i Mbrojtjes: Rusia ka kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë

Lapsi.al 29 November 2023
Ministri i Mbrojtjes: Rusia ka kampe stërvitore në

Bosnja pretendon se ka raporte të inteligjencës për njësi paraushtarake ruse që stwrvisin njerëz në Republikën Srpska.

"148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”.

Kjo histori është rihapur në Bosnjë-Hercegovinë nga ministri i Mbrojtjes Zukan Helez.

"Ne kemi informacione se rusët po kryejnë stërvitje në territorin e Republika Srpska. Ka disa kampe dhe unë po u them se e dimë se ku janë sepse janë gjetur. Ne mund t'i eliminojmë", tha Helez në një intervistë në N1 TV.

Ai pretendoi se ata janë anëtarë të ushtrive nga vende të ndryshme të pranishme në Bosnje dhe Hercegovinë.

"Institucionet e dinë për këto kampe dhe njësitë paraushtarake. Kjo (stërvitja) nuk bëhet në baza ditore; ata vijnë e shkojnë. Ata praktikojnë me armë dhe ne e dimë se ku i marrin," tha Helez.

Sipas tij komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm për këtë. Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj. Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.

Të këshilluara

Merr flakë kabina elektrike në Fier

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “Kastriot Muço” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse...

18:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI