Flash

“Më vrau vajzën dhe iku”, nëna greke kërkon në gjyq dënim maksimal për shqiptarin

Lapsi.al 29 November 2023
“Më vrau vajzën dhe iku”, nëna greke kërkon

Për të dytën ditë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut ka vijuar gjyqi për vdekjen e 21-vjeçares Ema nga Kreta, e cila humbi jetën në orët e para të 22 nëntorit 2022, pasi u përplas për vdekje në rrugë nga makina që drejtohej nga një i ri shqiptar.

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët”, tha nëna e viktimës, duke iu referuar 27-vjeçarit shqiptar, duke përmendur nga njëra anë se makina kishte pësuar modifikime dhe shtonte kuajfuqinë, dhe nga ana tjetër se shoferi nuk kishte patentë.

Po ashtu nëna e Emës ka thënë se shqiptari ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe ishte pa dokumentacionet përkatëse.

Ndërkohë dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë një “shpejtësi marramendëse”, me të cilën lëvizte mjeti dhe një “zhurmë të frikshme”.

“Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës, e cila kërkon dënim maksimal për autorin.

Të këshilluara

Merr flakë kabina elektrike në Fier

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “Kastriot Muço” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse...

18:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI