Flash

Vrasje në Prishtinë, viktima është një grua brenda një makine

Lapsi.al 29 November 2023
Vrasje në Prishtinë, viktima është një grua brenda

Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që shkoi në vendin e ngjarjes. Policia tha se ka nisur hetime për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. Sipas policisë viktima u gjet në një veturë.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë gjetur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, - ka thënë për Gazetën Express, Florie Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Rajonit të Prishtinës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI