Flash

Pas 111 vjetësh/ Flamuri dhe shtëpia, dy anët e panjohura të pavarësisë (video)

Lapsi.al 29 November 2023
Pas 111 vjetësh/ Flamuri dhe shtëpia, dy anët e panjohura të

Për shkak të mungesës së traditës shtetërore, gjurmëve që lë harresa e kohës dhe retushimit që i ka bërë historisë regjimi komunist, shumë anë të mënyrës se si u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe të datës së 28 nëntorit 1912 ende dhe sot janë të panjohura për publikun e gjërë. Kështu, përgjatë viteve, është sfumuar tepër roli që luajti monarkia duale, ajo Austro Hungareze dhe ministri i saj i jashtëm, konti Berthold në pavërësinë e Shqipërisë. Ndërkohë që ky kontribut është zbehur kjo është bërë në favor të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, që trajtohet si ideatori i "mëvetësisë" së vendit. Në fakt, faktet tregojnë se plaku i Vlorës kur u nis nga Stambolli në drejtim të vendit të të parëve, nuk kishte në mendje pavarësinë, por thjeshtë autonominë në kuadër të perandorisë Otomane. Edhe në një nga intervistat e fundit që ai ka dhënë për shtypin perendimor, në 6 dhjetor të atij viti, ai flet sërisht vetëm për autonomi.

Këto dhe kuriozitete të tjera, si psh emri i anijes me të cilën Ismaili zbarkoi në brigjet e Jonit, ekzistenca e origjinalit me firmëtarët e pavarësisë janë mësuar në mënyrë të gabuar në shkollat tona. Në mendjen e brezave të tërë historia e datës 28 nëntor është ajo që ka ngulitur filmi i kinostudios "Nëntori i dytë" me Sandër Prosin në rolin e Ismail Qemalit. Por jo gjithmonë e vërteta është ajo që na kanë mësuar. Lapsi Videos  ka përgatitur dy video me dy detaje që i kemi ditur gabim nga kjo ditë e shënuar. I pari ka të bëje me me keqkuptimin se pavarësia u shpall tek kjo shtëpi që e shohim vazhdimisht në foto.

Në kujtesën tonë kolektive muzeu i pavarësisë në Vlorë është fiksuar si shtëpia ku u shpall pavarësia.

Por kjo nuk është e vërtetë.

Miti është krijuar nga  disa foto të fotografit Petro Korçari.

Por ajo i takon vitit 1913, pra përvjetorit të parë të pavarëisisë.

Mitin se pavarësia u shpall këtu e përforcoi edhe filmi i njohur “Nëntori i dytë”.

Në fakt e vërteta historike është e ndryshme. Atë e ka treguar për Lapsi Videos gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi autor i librit Pavaresia.

Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

Detaji i dytë ka të bëjë me dilemën se kush e qëndisi flamurin që u ngrit në 28 nëntor në Vlorë.

Akoma dhe sot në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, qarkullon fabula e Marigosë që ka qëndisur flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë.

Vajza për të cilën flitet është Marigo Posio dhe personazhi i saj njihet gjerësisht për shkak të filmit të vitit 1983 “Nëntori i dytë”.

Në film, Ismail Qemali i thotë Marigosë se sa herë do të përkujtohet dita e flamurit, do të kujtohet edhe emri i saj. Dhe kështu ka ndodhur vërtet.

Në Vlorë për nder të Marigosë ka edhe një bust.

Pra gjerësisht për publikun, Margioja njihet si personazhi që me duart e saj qëndisi e vetme flamurin e pavarësisë.

Megjithatë, përtej filmave të kinostudios “Shqipëria e re”, a ka në realitet një mënyrë për ta faktuar plotësisht se ai flamur ka qenë thurur nga shtizat e Marigosë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje shikoni këtë video përgatitur nga gazetari i Lapsi.al, Arbër Kaceli: 

Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 

  

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI