Flash

Ankimoi vendimin për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kaçit

Lapsi.al 29 November 2023
Ankimoi vendimin për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Alma Kaçit për masën e sigurisë 'Arrest shtëpie'. Alma K u përfshi në skandalin seksual që çoi në pranga kryebashkiakun e atëhershëm të Kukësit Safet Gjici.

Alma kërkoi masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë u rrëzua ditën e sotme nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë që disa ditë më parë SPAK përfundoi hetimet ndaj Gjicit dhe Kaçit, duke e çuar dosjen ndaj tyre për gjykim në GJKKO. Gjici akuzohet për korrupsion pasiv, ndërkohë që Kaçi për korrupsion aktiv.

Safet Gjici u vu në pranga për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI