Flash

Reshje dëbore/ 17 fshatra ende pa energji në Dibër e Bulqizë

Lapsi.al 28 November 2023
Reshje dëbore/ 17 fshatra ende pa energji në Dibër e Bulqizë

Situata e krijuar nga reshjet e borës vijon të jetë problematike sa i përket furnizimit me energji elektrike kryesisht në Dibër e Bulqizë. Aktualisht pa rrymë vijojnë të jenë 8 fshatra të Njësisë Administrative Kala e Dodës në Bashkinë Dibër dhe 9 fshatra të Bashkisë Bulqizë si në Ostren, Zerqan, Shupenzë e Gjoricës.

Erërat e forta kanë bërë ndërprerjen gjatë natës edhe në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.

Sa i përket borës, deri tani të pakalueshme janë rrugët e fshatrave të Njësive Administrative Kala e Dodës, Selishtë e Zall Dardhë në Bashkinë Dibër.

Për momentin furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë Qarkun Dibër bëhet pa probleme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor këtë të martë, 28 nëntor

Pak ndryshime janë evidentuar në tregun e këmbimit valutor shqiptar këtë të martë. Sot euro do të blihet me 102.3 lekë dhe do të shitet me 103.3 lekë. Një dolla...

08:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI