Flash

Erdogan thirrje OKB: Izraeli të hetohet për krime lufte

Lapsi.al 28 November 2023
Erdogan thirrje OKB: Izraeli të hetohet për krime lufte

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i tha sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës nga gjykatat ndërkombëtare për “kryejnë e krimeve të luftës” në Rripin e Gazës.

Izraeli e ka kryer një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër, Hamasit grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Gazë, ku si pasojë kanë vdekur më shumë se 15.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi luftëtarët e grupit radikal e kryen një sulm tronditës në Izrael më 7 tetor, ku i vranë më shumë se 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen 240 të tjerë.

Ofensiva e Izraelit në Gazë është ndërprerë përkohësisht të premten, për herë të parë prej 7 tetorit, pas një marrëveshjeje për armëpushim që pritet të skadojë të mërkurën.

Gjatë një bisede telefonike para takimit të Këshillit të Sigurimit për Gazën të planifikuar për të mërkurën, Erdogani dhe Guterres biseduan “për pritjet e komunitetet ndërkombëtar në lidhje me sulmet e jashtëligjshme të Izraelit”, për qasjen në ndihma humanitare në Gazë dhe për përpjekjet për një paqe afatgjate, tha Presidenca turke.

“Presidenti Erdogan tha gjatë bisedës telefonike se Izraeli po vazhdon paturpësisht t’i shkelë ligjin ndërkombëtar, ligjet e luftës dhe ligjin humanitar ndërkombëtar duke e shikuar në sy komitetin ndërkombëtar dhe se duhet të mbahet përgjegjës për krimet që i ka kryer para ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ministri i Jashtëm Hakan Fidan do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Turqia e ka kritikuar ashpër luftën e Izraelit në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të mundësuar mbajtjen e bisedimeve për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit të gjerë izraelito-palestinez.

Erdogani i ka quajtur gjenocid sulmet e Izraelit në Gazë. Izraeli i ka mohuar akuzat dhe thotë se lufta e tij në Gazë është vetëmbrojtje kundër një armiku të përbetuar për shkatërrimin e tij.

Turqia, po ashtu, i ka pritur pjesëtarët e Hamasit, të cilin se cilëson grup terrorist. Ajo e ka akuzuar edhe Perëndimin, përjashtuar Spanjën dhe Belgjikën, se për bashkëfajësi për shkak të mbështetjes së tyre për Izraelin.

Të këshilluara

Grabitet një argjendari në Kamëz

Një argjendari është grabitur këtë të martë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, mësohet se bëhet fjalë për argjendarinë “Marsi”. Sakaq, raportohet se hajd...

18:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI