Flash

Dalin PAMJET e makinës së autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz

Lapsi.al 28 November 2023
Dalin PAMJET e makinës së autorëve të grabitjes së

3 persona të armatosur me automatik kanë grabitur rreth gjysmë kilogramë flori pasditen e sotme një argjendari në Kamëz dhe më pas janë arratisur me një makinë tip BMW. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza” të së martës. Argjedaria e quajtur "Marsi" administrohet nga një person me iniciale E.S..

Mediat kanë publikuar pamje të automjetit luksoz tip BMW X6, ngjyrë të bardhë që është përdorur nga grabitësit për t’u arratisur nga vendngjarja. Sipas të njëjtave burime autorët i janë drejtuar drejt zonës së Laknasit.

Whatsapp Image 2023 11 28 At 20.20.36

Po ashtu raportohet se autorët që kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe kanë përdorur targa të falsifikuara për mjetin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj dhe identifikimin e autorëve. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

foto galeri

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitet një argjendari në Kamëz

Një argjendari është grabitur këtë të martë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, mësohet se bëhet fjalë për argjendarinë “Marsi”. Sakaq, raportohet se hajd...

18:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI