Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Blinken sërish në Izrael për të shtyrë përpara zgjatjen e mëtejme të armëpushimit

Lapsi.al 28 November 2023
Blinken sërish në Izrael për të shtyrë përpara

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë kësaj jave do të rikthehet në Lindjen e Mesme përderisa Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të zgjatur armëpushimin në Gazë dhe të lirohen më shumë pengje, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Kjo do të jetë vizita e tretë në rajon e kryediplomatit amerikan që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi muajin e kaluar.

Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe në Bregun Perëndimor pasi të zhvillojë takime të martën dhe të mërkurën në Bruksel dhe Shkup, ku ai do të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s, përkatësisht me përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).

Izraeli është pajtuar që të pauzojë operacionet e tij ushtarake në këmbim të lirimit gradual të pengjeve që mori Hamasi në sulmet fillestare më 7 tetor në jug të Izraelit. Marrëveshja pritej të skadonte të hënën, por u zgjat edhe për dy ditë të tjera, që nënkupton se do të skadojë në kohën kur Blinken të arrijë në Izrael.

Njerëzit mblidhen në Tel Aviv, Izrael, për ta pritur lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi, sipas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, 25 nëntor 2023.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të hënën se SHBA-ja shpreson që të shohë zgjatjen e mëtejme të pauzën, por ai theksoi se kjo varet nëse Hamasi do të vazhdojë të lirojë pengje.

Në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, Blinken “do të diskutojë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, që përkon me ligjin ndërkombëtar humanitar, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, mbrojtjen e jetës së civilëve gjatë operacioneve të Izraelit në Gazë dhe përshpejtimin e dërgimit të ndihmës humanitare për civilët në Gazë”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.

Ai tha se Blinken po ashtu do të diskutojë për parimet për Gazën e pasluftës, por edhe për nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez dhe parandalimin e zgjerimit të konfliktit.

Në Bregun e pushtuar Perëndimor, Blinken pritet të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Blinken dhe zyrtarë të tjerë amerikanë besojnë se Autoriteti Palestinez duhet të luajë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës.

Nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, Blinken do të udhëtojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të diskutojë me liderët rajonalë të cilët do të jenë pjesëmarrës në samitin e klimës COP28.

Blinken është angazhuar në diplomaci të furishme duke tentuar që të parandalojë që konflikti në Gazë të përhapet, që ndihma humanitare për palestinezët në këtë territor të zgjerohet, të sigurohet lirimi i pengjeve dhe që shtetasit e huaj dhe ata me shtetësi të dyfishtë të mund të largohen nga Gaza për në Egjipt./ REL

Të këshilluara

Izraeli pritet të lirojë pengje edhe sot

Njëzet e katër persona të mbajtur peng për gati shtatë javë në Rripin e Gazës u liruan të premten si pjesë e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ...

08:00

Shërbëtorë të Internetit, bashkohuni!

Nga Yanis Varoufakis “Shërbëtorë, proletarë dhe vasalë të reve të të gjithë botës, bashkohuni! Nuk kemi asgjë për të humbur përveç zinxhirëve tanë mendorë”. ...

18:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI