Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Ballkani në konflikte, shqiptarët ndjehen më të sigurt më 2023

Lapsi.al 28 November 2023
Ballkani në konflikte, shqiptarët ndjehen më të sigurt

Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga luftërat dhe konfliktet dhe gjithnjë renditet jo fort i sigurte.

Anketa e sigurisë që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal evidentoi se Shqiptarët ndjehen më të sigurt për të jetuar në Ballkan në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

Rreth 68% e të anketuarve në Shqipëri besojnë më shumë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar (68%), ndërsa të anketuarit në Kosovë kanë besimin më të ulët pasi vetëm 45% e tyre besojnë se Ballkani është një vend i sigurte.

Një shenjë shqetësuese është trendi negativ për sa i përket ndjenjës së sigurisë së rajonit në tërësi. Domethënë, vit pas viti ndjenja e sigurisë është në rënie dhe ndjenja e pasigurisë po rritet në Ballkanin Perëndimor. Besimi te siguria ka rënë më së shumti në Mal të Zi, nga 84% në 2021 në 56% në 2023.

Perspektiva e një përhapjeje nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rritja e tensioneve në rajon, veçanërisht në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovina, mund të shpjegojnë rënien e besimit të siguria në të anketuarit në Rajon.

Ekziston një optimizëm i lehtë në lidhje me sigurinë në të ardhmen në Rajon, pasi shumica e të anketuarve brenda ekonomive pajtuan me pyetjen se “Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar.”

51% pajtohen (plotësisht dhe priren të bien dakord) se rajoni do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar vitin e ardhshëm. Megjithatë, një pjesë thelbësore e tyre, rreth 43% nuk pajtohen me këtë pyetje. Teksa popullsia ne Ballkan nisi të ndihej më e qetë pas tre vjet frike intensive nga pandemia, lufta e vazhdueshme në Ukrainë mund të jetë shkak për shqetësim në rritje.

Përveç vlerësimit të sigurisë në shtetet e tyre, të anketuarve iu kërkua gjithashtu të ndajnë të

mendime mbi situatën e sigurisë për fqinjët në Rajon. Të anketuarit në Shqipëri dhe ata në Kosovë mendojnë se siguria është më e dobët në Serbi. Teksa ekziston një pikëpamje e unifikuar se Kosova është vendi më pak i sigurt për të jetuar. Ndërsa këto perceptime janë më të diversifikuara për Shqipërinë dhe Serbinë.

Nga ana tjetër, të anketuarit në Serbi dhe ata në Mal të Zi e konsiderojnë Shqipërinë më pak të sigurt se të anketuarit nga ekonomitë e tjera. Në përgjithësi, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si vendet më të sigurta në rajon./Monitor

Të këshilluara

Grabitet një argjendari në Kamëz

Një argjendari është grabitur këtë të martë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, mësohet se bëhet fjalë për argjendarinë “Marsi”. Sakaq, raportohet se hajd...

18:25

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI