Flash

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vishet kuq e zi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Lapsi.al 28 November 2023
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vishet kuq e zi për 111

Tiranë, - 28 nëntor 2023 Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës uroi udhëtarët shqiptarë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe promovoi disa prej elementëve më të bukur të kulturës, për udhëtarët e huaj.

Grupi i ansamblit të Këngëve dhe Valleve performoi në pika të ndryshme të terminalit duke krijuar një atmosferë magjike për udhëtarët vendas e të huaj, me këngët dhe meloditë tradicionale të muzikës popullore shqiptare. Aeroporti u gjallërua përmes elementëve të pasur kulturorë të trashëgimisë shqiptare, të shoqëruara me zërat e mrekullueshëm të performuesve të ansamblit.

Gjithë hapësirat në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës iu dedikuan promovimit të elementëve të etnografisë së vendit, duke treguar identitetin e pasur të trevave të Shqipërisë. E gjithë kjo përvojë ofroi një copëz të kulturës si suvenir për ata që udhëtonin përmes TIAs.

Pasagjerët që udhëtuan gjatë kësaj dite, morën me vete energji pozitive si edhe dhurata simbolike që TIA ndau për të gjithë. Me flamuj të kuq nëpër duar, të rritur e fëmijë, u bashkuan në këngë dhe valle.

Ky është një vit i sukseshëm për historinë e turizmit në Shqipëri. Arsye për rritjen e turizmit në vend ka qenë edhe rritja e kapaciteteve të terminalit si edhe shtimi i linjave low-cost. Ndaj, TIA, si pjesë e Kastrati Group, zghodhi që festën ta zhvillonte pikërisht aty ku takohen dhe ndahen kulturat nga e gjithë bota, për të nderuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. 

Të këshilluara

Aksident në Fier, përplasen 4 makina

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një prej kryqëzimeve të unazës “Lukan Toska” në Fier. Raportohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

19:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI