Flash

Sarandë/ Aksidenti i 3 të miturve me makinë, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

Lapsi.al 27 November 2023
Sarandë/ Aksidenti i 3 të miturve me makinë, ndërron

14-vjeçari Arjol Dervishaj, që mbeti i plagosur rëndë në një aksident në Sarandë, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari u lëndua nga një aksident në aksin Stjar-Bajkaj, teksa po udhëtonte bashkë me dy shokët e tij të mitur. Arjol Dervishaj, i cili ishte pasagjer, mbeti i dëmtuar rëndë në kokë, dhe u transportua në spitalin e ‘Traumës’, por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dy të miturit e tjerë, 13 dhe 14 vjeç, ndodhen në spital në gjendje të stabilizuar. Në lidhje me aksidentin policia ka arrestuar babain e 14-vjeçarit që drejtonte mjetin. Pronari i makinës, Orest Kalo, 41 vjeç, i kishte dhënë makinën të miturit. Ky i fundit u procedua gjithashtu në gjendje të lirë për shkak të moshës.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI