Flash

‘Metamorfoza’/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Pëllumb Gjokës

Lapsi.al 27 November 2023
‘Metamorfoza’/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkese të SPAK, por Apeli i GJKKO rrëzoi ankimin e tij.

Pasuritë e vendosura në sekuestro preventive

1-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare.

2-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare.

3-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit Kolë Gjoka

Më 27 korrik 2023 ranë në pranga 6 persona dhe 9 të tjerë u shpallën në kërkim për dosjen 'Metamorfoza', mes të cilëve edhe Ervis Martinaj. Akuzohen për një vrasje, pesë tentativa vrasje si dhe grup kriminal e korrupsion.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI