Flash

McGonigal/ Berisha: Rama u mor në pyetje 2 herë nga FBI

Lapsi.al 27 November 2023
McGonigal/ Berisha: Rama u mor në pyetje 2 herë nga FBI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat në selinë blu, nga ku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një udhëtim në Nju Jork, por nuk ka realizuar asnjë foto pasi sipas tij asnjë zyrtar nuk pranoi të fotografohej me të.

Berisha u shpreh se Rama është pyetur nga FBI 2 herë lidhur me rastin “McGonigal”, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë nuk lejon ngritjen e komisionit hetimor të opozitës, pasi i trembet të vërtetës.

Sipas tij Rama u përpoq të jepte miliona për mbylljen e kësaj çështjeje, por pa pasur efekt.

“Ai ka bërë një udhëtim në Nju Jork pa foto. Në 32 vite, rasti i parë që nuk publikoi asnjë foto sepse asnjë zyrtar nuk pranoi të fotografohej me të sepse protokolli e përjashtoi nga pritja që i jepet. Sa herë kanë qenë zyrtarë nga Shqipëria janë ftuar, si kryeministra dhe presidentë.

Kësaj here nuk u ftua. Ne do marrim dosjen nga SHBA ku ai është marrë 1 orë e gjysmë në pyetje në dalje dhe 2 orë në hyrje, saqë po i ikte limuzina që i kishin marrë. Po pyetej nga FBI. Ai nuk lejon të hetojmë për McGonigal-in, sepse do i themi shqiptarëve të vërtetën. U përpoq të jepte miliona, por pa efekt. Tani mos harroni, McGonigal është bashkëfajtor identik me Ramën para drejtësisë.

Njëlloj është si ai që jep dhe ai që merr ryshfet. Zëri kot nuk i dridhet, trupi kot nuk i përpëlitet kur del para jush. E di që e ka në kurriz këtë punë”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI