Flash

“Der Standard”: Rama – Meloni, një marrëveshje e pistë për emigrantët

Lapsi.al 27 November 2023
“Der Standard”: Rama – Meloni, një marrëveshje e

Një marrëveshje e pistë. Kështu e ka cilësuar gazeta austriake Der Standard marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e dy qendrave të migracionit në Shëngjin dhe Gjadër. Në shkrimin me autore Adelheid Wölfl, thuhet se në vitin 2018, Herbert Kickl, në atë kohë Ministër i Brendshëm i Austrisë u përpoq të bindte Shqipërinë për ngritjen e një kampi për të dëbuarit, por u refuzua nga Rama.

SHKRIMI I PLOTË

Në të ardhmen, emigrantët e shpëtuar nga roja bregdetare italiane nuk do të dërgohen më në Itali, por në qendrat e migracionit në Shqipëri. Herbert Kickl, si Ministër i Brendshëm, u përpoq më herët të bindte Shqipërinë të ngrinte kampe për të dëbuarit në Tiranë në 2018-ën, por ata thanë qartazi “jo”. Kryeministri Edi Rama theksoi: “Shqipëria nuk do të jetë kurrë vendi ku vendet shumë të pasura krijojnë kampe për të hedhur emigrantët”. Tani gjërat janë padyshim ndryshe.

3 javë më parë, Rama nënshkroi një protokoll me homologen e tij italiane Giorgia Meloni që do të sillte emigrantët nga Mesdheu në Shqipëri për t'u mbajtur më pas në "paraburgim administrativ""qendrat e përpunimit të emigracionit". E ardhmja e tyre më pas nuk është as e përcaktuar në marrëveshje.

Sipas avokatëve, Protokolli Meloni - Rama është i paligjshëm dhe antikushtetues për shumë arsye, si për shembull sepse cenon sovranitetin e Shqipërisë. Rama, i cili po sillet gjithnjë e më autoritar në Shqipëri, e paraqiti të gjithën këtë si një nder, sepse në vitin 1997 Italia pranoi shumë shqiptarë që po iknin nga dhuna dhe anarkia. Në Shqipëri në veçanti, është e rëndësishme që shteti i së drejtës të mos cenohet më tej nga marrëveshjet e pista si ajo me Italinë.

Për BE-në, sundimi i ligjit në vendet kandidate duhet të jetë prioriteti kryesor. Ideja për të sqaruar statusin e emigrantëve në mënyrë ekstraterritoriale dështoi edhe në Gjykatën e Lartë në Britaninë e Madhe. Gjykata Kushtetuese e Tiranës duhet ta parandalojë tani këtë marrëzi. ©Adelheid Wölfl për Der Standard. Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, përplasen 4 makina

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një prej kryqëzimeve të unazës “Lukan Toska” në Fier. Raportohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

19:47

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI