Flash

Ç'po ndodh?/ Pas Kinës, rastet me pneumoni tek fëmijët alarmojnë edhe Francën

Lapsi.al 27 November 2023
Ç'po ndodh?/ Pas Kinës, rastet me pneumoni tek

Pas rasteve të shumta të raportuara në Kinë me pneumoni tek fëmijët e vegjël, shifrat janë në rritje edhe në Francë. Autoritetet shprehen se ditët e fundit rastet me pneumoninë janë rritur me 36% tek moshat nën 15 vjeç. Një rritje e fortë e cila, sipas “Radio Europe 1”, lidhet me rikthimin e një bakteri që u zhduk gjatë krizës shëndetësore të Covid-19.

Pneumonia mikoplazmatike duket se është përgjegjëse të paktën pjesërisht për shpërthimin e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë. Ky bakter i vogël transmetohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes në rast kontakteve të zgjatura. Periudha e inkubacionit varion nga 1 në 3 javë.

Nga data 13 deri më 19 nëntor Santé Publique France regjistroi 700 telefonata dhe 2150 vizita në urgjencë tek fëmijët dhe nën 15 vjeç. Sipas autoriteteve këto janë shifra rekord për 10 vitet e fundit. Simptomat ngjajnë me ato të gripit apo edhe të Covid: ethe, lodhje dhe kollë.

“Që nga prilli i kaluar ka pasur një rritje të qarkullimit global të Mycoplasma pneumoniae, veçanërisht në Azi, por edhe në Evropë. Si në qytet ashtu edhe në fshat ka pasur rritje të shtrimeve në spital” - konfirmon mjeku francez Alexandre Bleibtreu.

Për momentin, autoritetet shëndetësore transalpine nuk janë në alarm, por gjithsesi mbeten vigjilente. Një sistem mbikëqyrjeje është vendosur aktualisht në të gjithë territorin për të regjistruar të gjitha rastet e reja dhe për të kuptuar shkallën e përhapjes së virusit. Nëse rritja vazhdon edhe në javët e ardhshme, Parisi mund të lëshojë një alarm. Për momentin, të ashtuquajturat “gjeste barriere” dhe përdorimi i maskës mbeten fuqimisht të rekomanduara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, përplasen 4 makina

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një prej kryqëzimeve të unazës “Lukan Toska” në Fier. Raportohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

19:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI