Flash

Blinken në Bruksel për takimin e kryediplomatëve të NATO-s, temë edhe Ballkani Perëndimor

Lapsi.al 27 November 2023
Blinken në Bruksel për takimin e kryediplomatëve të NATO-s,

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Bruksel sot dhe do të qëndrojë deri më 29 nëntor për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë, shkruan Express.

Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftim ka bërë të ditur se Sekretari Blinken do të nënvizojë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Blinken do të theksojë edhe përkrahjen e SHBA-së për demokracinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor. Përveç këtyre temave, Blinken do të diskutojë prioritetet e Samitit të Washingtonit që do të mbahet në korrik të vitit 2024.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë. Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024.”

Ky takim në NATO vjen pak ditë pas deklarimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për mundësinë e rritjes së përhershme të trupave në Kosovës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë...

07:49

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI