Flash

Detaje nga aksidenti në Laç/ Viktima u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës

Lapsi.al 27 November 2023
Detaje nga aksidenti në Laç/ Viktima u përplas nga dy makina

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Laç - Patok. Sipas të dhënave të parë raportohet se një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën. Sipas të njëjtave burime viktima është goditur nga një automjet dhe më pas edhe nga një automjet i dytë. Për shkak të përplasjeve personi ka pësuar vdekjen e menjëhershme. Viktima është dërguar me autoambulancë në morgun e Tiranës. Policia ndodhet në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.

"Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç - Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut", shtetasi Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Denis Preçi.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë për këtë aksident. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, përplasen 4 makina

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një prej kryqëzimeve të unazës “Lukan Toska” në Fier. Raportohet se 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

19:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI