Flash

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së/ Shkak përplasja mes bandave kriminale

Lapsi.al 26 November 2023
Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së/ Shkak

Një ish-ushtar i UÇK-së, Veli Sadiku me origjinë nga Mitrovica e Jugut është qëlluar për vdekje në Dijon të Francës. Shkak është bërë një përplasje me armë zjarri mes dy bandave kriminale. Gazeta franceze “Le Figaro” shkruan se Sadiku ishte një viktimë e rastësishme e zjarrit mes bandave. Ai ishte në gjumë në momentin kur u qëllua. Për ngjarjen e rëndë ka folur vajza e viktimës.

“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna shkuam të shohim babanë ku flinte në shtrat, ai kishte vdekur”, - tha 23-vjeçarja për gazetën franceze.

55-vjeçari kishte 14 vjet që jetonte në Francë bashkë me familjen e tij. Mediat franceze nuk e bënë të ditur emrin e viktimës, por janë media e Kosovës ato që kanë zbuluar se viktima është Veli Sadiku, ish-ushtar i UÇK-së. Djali i viktimës tha se babai i tij kishte kaluar një atak në zemër në të kaluarën.

“Rreth orës 00:30, disa persona që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe nga një prej të shtënave ka mbetur i vdekur një 55-vjeçar, i cili ndodhej në banesën e tij”, - tha prokurori i Dijonit.

Mësohet se shqiptari është dërguar me urgjencë në spital dhe në orën 00:50 është shpallur i vdekur. Në lagje ndodhet edhe një qendër azilkërkuesish si dhe shtëpitë e disa familjeve të refugjatëve politikë ose azilkërkuesve. Autoritetet janë të shqetësuara për shkak të viktimave që po shkaktojnë përplasjet mes bandave për territore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI