Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

“Tempulli”/ Shiste kanabis, arrestohet shtetasi në Prrenjas

Lapsi.al 26 November 2023
“Tempulli”/ Shiste kanabis, arrestohet shtetasi në Prrenjas

Nga burimet bëhet me dije se si rezultat i operacionit “Tempulli”, është arrestuar në Prrenjas, Maksim Kozmai, 62 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë ju gjetën doza kanabisi ku dyshohet se ky shtetas i shiste në lagje të ndryshme të Prrenjasit.

Në cilësi të provës materiale, janë sekuestruar 3 celularët e autorit si dhe lënda narkotike.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, të cilit Policia, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, i gjeti lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

Dozat e lëndës narkotike, ky shtetas i ndante në banesë dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme në Prrenjas.

Sekuestrohen lënda narkotike kanabis, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në Prrenjas, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza.

Lënda narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ekonomisë po i priten krahët!

Viti 2022 ishte më i miri historik për fitimet në vlerë të bizneseve. Të ardhurat që buxheti arkëtoi nga tatim fitimi arritën një nivel rekord historik prej ...

07:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI