Flash

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës: Kemi nisur hetimet për ngjarjen

Lapsi.al 26 November 2023
Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës: Kemi

Policia e Kosovës ka deklaruar se ka hapur një rast hetimi për dyshimet e shpërthimit të një granate dore në Mitrovicë të Veriut pak pas mesnatës. Nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Granata dyshohet të ketë shpërthyer në rrugën “Perandori Dushan” dhe ka shkaktuar “dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie”, sipas Elshanit.

“Njësitet kompetente policore kanë dalë në vend të ngjarjes. Policia, pas konsultimit me prokuror, ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani.

Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.

Të këshilluara

Ekonomisë po i priten krahët!

Viti 2022 ishte më i miri historik për fitimet në vlerë të bizneseve. Të ardhurat që buxheti arkëtoi nga tatim fitimi arritën një nivel rekord historik prej ...

07:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI