Flash

Shkon në 3 numri i të arrestuarve për grabitjen e argjendarisë së Suharekës

Lapsi.al 26 November 2023
Shkon në 3 numri i të arrestuarve për grabitjen e

Shkon në 3 numri i personave të arrestuar si të përfshirë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë pasditen e së mërkurës. Dy persona të identifikuar si Fatmir Tahiri dhe Albin Beqiri u vunë në pranga të shtunën ndërsa një i tretë u arrestua këtë të diel.

“Po, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë”, - tha prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, pa dhënë më shumë hollësi. Këtë të diel u zhvillua edhe seanca gjyqësore për masën e sigurisë për dy të arrestuarit e parë. Ata akuzohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes së argjendarisë. Prokuroria kishte kërkuar 1 muaj paraburgim për dy të dyshuarit, masë e cila u aprovua nga gjykata.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Albin Beqiri duke paraqitur letërnjoftimin e tij në kompaninë “Ipko” në Mitrovicë ka blerë 10 numra telefoni për të pandehurin Fatmir Tahiri dhe këta numra ia ka dorëzuar këtij të fundit. Sipas dosjes, njëri prej këtyre numrave të telefonit u përdor për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili ata blen makinën që u përdor gjatë grabitjes në Suharekë.

Po ashtu, dosja e Prokurorisë thotë se nga aparati telefonik që është përdorur ky numër grabitësit komunikojnë me njëri – tjetrin me dy numra të telefonisë “Ipko” gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023. Sipas pamjeve të publikuara në grabitje kanë marrë pjesë 4 persona të armatosur. Ata qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI