Flash

Mbytet anija e mallrave në Greqi/ Zhduken 13 anëtarë të ekuipazhit

Lapsi.al 26 November 2023
Mbytet anija e mallrave në Greqi/ Zhduken 13 anëtarë të

Një anije mallrash është fundosur në ishullin në Greqi, Lesbos, për shkak të stuhisë detare të dielën në mëngjes, duke bërë që 13 prej anëtarëve të ekuipazhit të saj të zhduken, ndërsa një tjetër u shpëtua, thanë autoritetet greke.

Anija ishte rrugës drejt Stambollit nga Aleksandria, Egjipti, dhe po barte 6.000 tonë kripë, tha roja bregdetare greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare.

Anija kishte raportuar për një problem mekanik në orën 7:00 të dielën në mëngjes dhe e kishte dërguar një sinjal shqetësimi para se të zhdukej rreth tetë kilometra në veriperëndim të Lesbos, thanë autoritetet greke.

Një egjiptian u shpëtua, tha një zëdhënëse e rojës bregdetare për Associated Press.

Ajo tha se tetë anije komerciale, dy helikopterë dhe një fregatë e marinës greke janë duke kërkuar për të mbijetuar.

Anijet e rojës bregdetare hasën në vështirësi për të arritur në zonën e incidentit, për shkak të ujërave të trazuara, theksoi ajo. Zëdhënësja foli në kushte anonime për shkak se nuk ishte e autorizuar të fliste për media për këtë rast. /REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI