Flash

Investime në zonat e mbrojtura/ Opozita kundër projekt-ligjit, Tabaku: Ndryshimi për interesat klienteliste të biznesit

Lapsi.al 25 November 2023
Investime në zonat e mbrojtura/ Opozita kundër projekt-ligjit, Tabaku:

Projekt-ligji për zonat e mbrojtura, që i hap rrugë investimeve në këto zona ka sjellë kundërshtimin e opozitës. Deputetja e Partisë Demokrate, Jorida Tabaku thotë se ky ligj është porositur dhe hartuar për interesa të biznesit.

"Ky ndryshim i ligjit i porositur edhe qepur qartësisht për interesa biznesi do të lejojë që në zona ndër të tjera si “Syri Kaltër”, “Parku Valbonës” apo edhe “Lumi Egër i Vjosës” të lejohen ndërtime që konsiderohen me interes publik. Nga një ligj që ndalon në përputhje me legjislacionin e BE-së, në një ligj që lejon në përputhje me interesat klienteliste, nga një ligj që rregullon në një ligj që prish tërësisht faunën dhe florën e vendit”, tha Tabaku.

Reagim pati edhe deputetja Ina Zhupa, e cila i kërkoi 12 deputetëve iniciues, të tërhiqen nga nisma, që shkatërron zonat e mbrojtura.

"Qeveria dhe Parlamenti putinian, ndërkohë që kalojnë buxhetin e vjedhjes së taksave të shqiptarëve, ushqejnë, veç oreksit të tyre edhe atë të oligarkëve. Kanë vendosur t’ju ofrojnë më të pasurve dhe të fuqishmëve edhe copat e fundit të territorit shqiptar, zonat e mbrojtura, që ata t’i shfrytëzojnë për resorte dhe fitime të reja", tha Ina Zhupa.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI