Flash

Dy Altinët që po bëjnë kërdinë te Teatri Kombëtar

Lapsi.al 25 November 2023
Dy Altinët që po bëjnë kërdinë te Teatri

Në programin e festivalit mbarëkombëtar të teatrit “Moisiu”, që është publikuar në fasadën e Arturbinës dallohet se Altin Basha, që aktualisht mban postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar vjen në konkurim edhe si regjisor i teatrit të Gjakovës me shfaqjen “Masë për masë”.

Me pak fjalë, z. Basha është edhe mikpritës në cilësinë e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Tiranës, por është edhe mik, pra i ftuar si regjisor i Teatrit të Gjakovës.

Klonimi që në këtë rast i ka bërë vetes Altin Basha, e lejon atë që një pjesë të fondeve që i besohen nga taksapaguesit si drejtor i teatrit t’i përdorë për të ftuar veten në festival.

Sigurisht që nëse Altini drejtor e shpërblen me një çmim Altinin regjisor, zemërgjerësia mes kloneve do të ishte për t’u patur zili.

Në këtë rast, do të thuhej se Altini, drejtor i Tiranes e priti siç i ka hije Altinin regjisor nga Gjakova.

Por ndërsa Altini regjisor i Gjakovës do të meritonte një Bravo të madhe për çmimin, lind pyetja: Çfarë do t'i mbetej Altinit drejtor të Teatrit Kombëtar të Tiranës?

Sepse për t'u prezantuar si regjisor, Altin Basha punoi në Gjakovë përgjatë muajve shtator dhe tetor, duke e lënë pas dore detyrën si drejtor në Tiranë.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Altini drejtor i hap rrugë Altinit regjisor.

Gjatë muajve të verës, në qershor dhe në korrik për shfaqjen “Mama mia” Altini regjisor sërish la pa punë Altinin drejtor. Pak rëndësi ka se regjisorët e tjerë enden në kërkim të sallave të munguara dhe shfaqjet e tyre nuk vihen në skenën e Tiranës. Altini drejtor ka punë për të bërë dhe Altini regjisor është prioritet.

Majde kur u kthye nga Gjakova, Altini regjisor nuk humbi kohë por nisi shfaqjen “E kuqja” në Teatrin Eksperimental. Premiera do të nisë në nëntor. Fondet këtë herë i mori nga drejtori Prevazi që e ka zyrën një kat më lart tij.

Ndërkohë në fasadën e Arturbinës është varur një poster i ri me titull: “Martesë me kushte”. Edhe kjo premierë vjen sërish nga i njëjti regjisor Altin Basha. Premierë ka emrin, sepse në realitet bëhet fjalë për rivënien e shfaqjes “Çifti i shqyer”.

Por që të marë fondet si premierë në këtë rast i është ndërruar tituli.

Kjo shfaqje do të nisë menjëherë pas festivalit duke okupuar sërish sallën e vetme të Teatrit Kombëtar, si ekskluzivitet i regjisorit Altin Basha.

Për këtë pushtim të skenave nga Altini regjisor nuk ka asnjë reagim nga Bordi drejtues i Teatrit.

Për më tepër, çdo artist e ka të qartë se për vënien e një shfaqjeje në skenë duhet kohë, të paktën 2 muaj angazhim.

Por që nga qershori, Altin Basha e ka bërë natën ditë me 4 premiera në 5 muaj.

Sa në Amfiteatër, sa në Gjakove, sa tek Teatri Eksperimental, a dihet gjë: Kush e drejton sot Teatrin Kombëtar?

Të këshilluara

Kris arma në Lezhë, plagoset një person

Të shtëna me armë pranë tregut në qytetin e Lezhës, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Shkaqet e të shtënave me armë në Lezhë nuk dihen ende. Mësohet se...

11:11

Pranga shpërndarësit të kanabisit në Vlorë

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, në kuadër të operacionit “Tempulli”. Me iniciale S. H., policia e ka kapur në flagrancë në lagjen “4 Heronjtë”, ndë...

10:49

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI