Flash

Bie vrulli i ndërtimeve në kryeqytet, sipërfaqja e lejeve tkurret me 32% për 9-mujorin

Lapsi.al 25 November 2023
Bie vrulli i ndërtimeve në kryeqytet, sipërfaqja e lejeve tkurret

Vrulli i ndërtimeve në kryeqytet pritet të bjerë për herë të parë pas një bumi që zgjati të paktën 5 vjet.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në 9 muajt e 2023, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 988 mijë metra katror, me një rënie prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është dhe niveli më i ulët i lejeve për periudhën 2019-2022, me përjashtim të 2020, kur lejet u frenuan për shkak të kufizimeve nga pandemia.

Në janar-shtator të 2022, bashkia dha sipërfaqe rekord për leje ndërtimi në kryeqytet prej 1.46 milionë metra katror, e ndikuar nga tremujori i parë me 800 mijë metra katror. Këtë vit, në tremujorin e parë lejet ranë ndjeshëm me 75% në raport me të njëjtën periudhë të 2022. Por në tremujorin e dytë dhe të tretë iu rikthyen rritjes, përkatësisht me 18.7% dhe 21%. Vlera e lejeve të dhëna për 9-mujorin në kryeqytet është 35 miliardë lekë.

Lejet në vend rriten me 8.7% në tremujorin e tretë

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2023 janë miratuar gjithsej 361 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 269 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një rritje prej 34,2 % (tab.2). Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2023, është 455.181 m2, nga 418.685 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një rritje prej 8,7% (tab.3). Në tremujorin e tretë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 18,9 miliardë lekë, nga 21,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një ulje prej 12,5%./ Monitor 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI