Flash

Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasuri me vlerë 200 mijë euro, pronari i dënuar me burg për drögë në Britaninë e Madhe

Lapsi.al 24 November 2023
Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasuri me vlerë 200 mijë euro,

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pronat e një 28-vjeçari, i cili rezulton të jetë i dënuar me 3 vite burg në Britaninë e Madhe për “shtëpi bari”. Sipas provave të prokurorisë, pasuritë e këtij shtetasi janë vendosur mbi burime kriminale.

Pronat e sekuestruara, 2 garazhe dhe një apartament, llogaritet të kapin vlerën prej 200 mijë eurosh. Mësohet se në këtë vepritmari kriminale janë përfshirë edhe të afërm të tij, të cilët kanë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme me para që dyshohet se vijnë nga veprimtaria e paligjshme e 28- vjeçarit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:

1. Pasuria me nr.26/198-G.5, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan;

2. Pasuria me nr.26/198-G.6, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan; dhe

3. Pasuria me nr.26/198+1-26, e llojit “apartament”, zk.8525, Elbasan

Nga hetimet ka rezultuar se:

Personi nën hetim ka kryer aktivitet kriminal, (shtëpi bari) në Mbreterinë e Bashkuar, për të cilën është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet angleze. Personi nën hetim dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë, kanë investuar në fitimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit L.C. Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C .

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha evropiane do të blihet me 102.5 lekë dhe do të shitet me 103.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 94 l...

08:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI