Flash

Procesi farsë, Taulant Balla emëron kreun e ri të AMP

Lapsi.al 24 November 2023
Procesi farsë, Taulant Balla emëron kreun e ri të AMP

Pas një procesi farsë me gjoja garë e kandidatura të tjera, Taulant Balla ka prezantuar sot drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që pason Ardi Veliun.

I zgjedhur mes 5 kandidatëve është Florian Sulajmani edhe pse dihej e pranohej gjerësisht se ai ishte paracaktuar si fitues.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit të tij.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të fitojë në terren me rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, abuzimit, bashkëjetesës me krimin – besimin e publikut dhe partnerëve tanë, kjo edhe falë bashkëveprimit në rritje me agjencitë e tjera ligjzbatuese, në mënyrë të veçante me SHISH dhe SPAK”, tha Balla.

“Jeni ju ata që duhet të hetoni çdo rast mosveprimi nga Policia. Rasti i Vlorës kur një vajzë e re viktimë e dhunës seksuale, apo ai I kopshtit në Tiranë, janë shembujt e këqij të veprimit të vonuar dhe standardit që tashmë është vendosur”, tha Balla.

Të këshilluara

Muzika e Vodafone… ritmi ynë

“Duhet thjesht ta bësh tënden! Dakord?”, e këshillon maestro Shpëtim Saraçi, me atë qetësinë e tij olimpike, Elhaida Danin, gjatë procesit të bashkëpunimit për ...

16:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI