Flash

Nis armëpushimi katërditor në luftën Izrael-Hamas, do të lirohen të paktën 50 pengje

Lapsi.al 24 November 2023
Nis armëpushimi katërditor në luftën Izrael-Hamas, do

Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi të premten, duke i hapur rrugën shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gazë, me palestinezë të burgosur në Izrael, raporton Associated Press. Ndërprerja e luftimeve ka nisur në orën 7, sipas kohës lokale (6:00 sipas kohës në Evropë), dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë.

Gjatë armëpushimit, Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 terorit në Izrael. Në anën tjetër, Izraeli pritet t’i lirojë tre të burgosur palestinezë për çdo peng të liruar nga grupi ekstremist palestinez.

Lirimet pritet të ndodhin në faza, gjatë katër ditëve të ardhshme. Marrëveshja për armëpushim dhe lirim pengjesh e të burgosurish ishte arritur pas javësh negociata të tensionuara indirekte, teksa Katari, SHBA-ja dhe Egjipti shërbyen si ndërmjetës. Nëse qëndron, armëpushimi do të shënojë ndërprerjen e parë serioze të luftimeve, që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit, shtatë javë më parë.

Rreth 1.200 njerëz janë vrarë nga sulmuesit e Hamasit në Izrael, më 7 tetor, sipas autoriteteve izraelite. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore, duke shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe duke vrarë të paktën 13.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e qeverisur nga Hamasi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha evropiane do të blihet me 102.5 lekë dhe do të shitet me 103.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 94 l...

08:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI