Flash

Ndiqeni LIVE/ Hamasi dhe Izraeli shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit

Lapsi.al 24 November 2023
Ndiqeni LIVE/ Hamasi dhe Izraeli shkëmbejnë pengjet dhe të

24 pengje izraelite janë liruar këtë të premte nga Hamasi dhe janë kthyer në vendin e tyre. Midis tyre janë 13 izraelitë, 10 tajlandezë dhe 1 filipinas. Shifrat u dhanë nga Katari, i cili ka ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit.

Mes pengjeve izraelite të kthyera në vendin e tyre janë edhe 4 fëmijë (2, 4, 6 dhe 9 vjeç) si dhe një grua 85-vjeçare. Kryqi i Kuq tha se pengjet janë në gjendje të mirë.

Ndërsa Izraeli është duke liruar të burgosur palestinezë cilët janë lënë të lirë në Bregun Perëndimor si pjesë e marrëveshjes. Ata janë 24 gra dhe 15 djem adoleshentë, shumica e tyre mbaheshin në paraburgim pa ndonjë akuzë të qartë.

Sipas kushteve të marrëveshjes, gjithsej 50 pengje izraelite dhe 150 të burgosur palestinezë pritet të lirohen 4 katër ditëve kur do të ketë një armëpushim të përkohshëm. Megjithatë, edhe pas fillimit zyrtar të armëpushimit, Iron Dome kapi një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës ndërsa ushtria izraelite vrau dy palestinezë (dhe plagosi 13 të tjerë) që po përpiqeshin të shkonin në veri të vendit.

Më shumë ndihma po lejohen gjithashtu të hyjnë në Gaza nga ana e Egjiptit. 60 kamionë që transportonin furnizime mjekësore, karburant dhe ushqime hynë sot nga pika e Rafahut në Rripin e Gazës. Ata ishin të ngarkuar me ushqime, ilaçe, ujë dhe karburant. Pikërisht në Rafah, qindra njerëz po përpiqen të kalojnë kufirin.

Ky ishte armëpushimi i parë pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor të cilat vranë 1200 njerëz dhe morën rreth 240 pengje. Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14 mijë njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit. Ka reaguar këtë të premte edhe Presidenti amerikan Joe Biden sipas të cilit “zgjidhja me 2 shtete tani është më e rëndësishme se kurrë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidentohet një person në Durrës

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e qytetit. ...

19:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI