Flash

Familjet shqiptare kanë shpenzime rekord për ushqimin edhe në 2022

Lapsi.al 24 November 2023
Familjet shqiptare kanë shpenzime rekord për ushqimin edhe në

Një familje shqiptare në vitin 2022 çoi 39.7% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer, sipas të dhënave të INSTAT.

Ndonëse në ulje në krahasim me vitin e mëparshëm (41.3%), të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se buxheti që shpenzojmë për t’u ushqyer është më i larti në Europë.

Ky është një tregues indirekt i varfërisë, teksa shpenzimet për ushqime janë një nevojë ekzistenciale e domosdoshme.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tre herë më pak sesa në Shqipëri.

Edhe në vendet e rajonit ky tregues është më i ulët, ku nivelin më të ulët e ka Serbia (24.1%), Mali i ZI (27.2%), Maqedonia e Veriut (30.6% për vitin 2019), Bosnjë-Hercegovina (32.2%). Të dhënat për Kosovën mungojnë, por treguesit e mëparshëm ishin më të ulëta sesa Shqipëria.

Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. P.sh., për argëtim dhe kulturë, një familje europiane shpenzon 8.4% të buxhetit, ndërsa një familje shqiptare vetëm 2.7%.

Për restorante Europa shpenzon 8.5% ndërsa Shqipëria 7.3%.

Më i lartë është buxheti për komunikim, me 3.9% në Shqipëri kundrejt 2.3% mesatarja eurpiane për shkak të çmimeve më të shtrenjta.

Europa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2022, shpenzimet e konsumit total të familjeve në Bashkimi Europian u rritën me 4,7% krahasuar me vitin 2021, ndërsa ishin 1% më të larta krahasuar me vitin 2019.

Krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 u vu re një rritje e konsiderueshme e konsumit familjar për mallra dhe shërbime që ranë në mënyrë të paprecedentë në vitin 2020, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Në vitin 2022, shpenzimet për restorante dhe hotele u rritën me 33,8%, për argëtim dhe kulturë me 14,7%, për veshje dhe këpucë me 11,5%, dhe për transport me 4,7%.

Konsumi familjar është rritur për të gjitha kategoritë, përveç ushqimeve dhe pijeve joalkoolike (-3,1%) dhe pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve (-1,0%).

Edhe pse konsumi familjar i tejkaloi nivelet e para-COVID-it në vitin 2022, disa kategori ende mbeten mbrapa shifrave të para-COVID-it. Konkretisht, në vitin 2022, konsumi familjar ishte ende nën vëllimet e vitit 2019 për transport (-7,8%), restorante dhe hotele (-2,4%) dhe arsim (-1,5%)./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI