Flash

Bill Gates: Së shpejti njerëzit do punojnë vetëm 3 ditë në javë

Lapsi.al 24 November 2023
Bill Gates: Së shpejti njerëzit do punojnë vetëm 3 ditë

Bill Gates thotë se falë inteligjencës artificiale, java e punës mund të reduktohet në vetëm 3 ditë. I ftuar në podcast-in “Po tani?” të Trevor Noah, themeluesi i Microsoft, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rreziqet e mundshme të “AI” në lidhje me botën e punës.

Ai thotë se në të ardhmen njerëzit mund të mos duhet të "punojnë shumë" sepse mund të ketë një botë në të cilën “makineritë do të prodhojnë ushqimin dhe gjithçka tjetër”.

“Mund të ndodhë që nëse do të krijoni një kompani, do të duhet të punoni vetëm 3 ditë në javë. Kjo ndoshta është e mirë”, - tha Gates, sipas Business Insider, e cili raportoi deklaratat e themeluesit të Microsoft. Gates ka folur për këtë çështje edhe më herët në korrik.

“Unë nuk mendoj se ndikimi i inteligjencës artificiale do të jetë aq dramatik sa ai i revolucionit industrial, por sigurisht që do të jetë po aq i madh sa ai i prezantimit të kompjuterëve personale.

Aplikacionet nuk e kanë eliminuar punën në zyrë, por e kanë ndryshuar atë përgjithmonë. Punëdhënësit dhe punonjësit duhej të përshtateshin, dhe e bënë” - u shpreh ai. 

Edhe Jamie Dimon, CEO i “JPMorgan” është shprehur se gjenerata e ardhshme e punëtorëve do të ketë një javë më të shkurtër pune falë inteligjencës artificiale. Sipas parashikimit të tij, njerëzit do të punojnë vetëm 3 ditë e gjysmë në javë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidentohet një person në Durrës

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e qytetit. ...

19:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI