Flash

Berisha kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij, shtyhet për disa orë seanca

Lapsi.al 24 November 2023
Berisha kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij, shtyhet

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë seancën për në orën 14:00 ndaj Sali Berishës, i cili ka kërkuar shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij për çështjen “Partizani”.

NJOFTIMI I GJYKATËS

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 14:00.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI