Flash

Arrestrimi i Erzen Breçanit/ Berisha: Kush shkel ligjin, para drejtësisë

Lapsi.al 24 November 2023
Arrestrimi i Erzen Breçanit/ Berisha: Kush shkel ligjin, para

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Erzen Breçani nuk ka qenë kurrë badygard i tij. Ai tha se kush shkel ligjin, të vihet para drejtësisë.

“Së pari të garantoj se nuk ka qenë kurrë Badigardi i Sali Berishës, nuk ka qenë, jo se Berisha ka pasur ndonjë vërejte për të. Ai ka qenë polic i vlerësuar në krye të detyrës në të gjitha postet që ka pasur. Ai ka qenë në mos gaboj nën drejtor i policisë së Tiranës, ka punuar në forcat speciale. Së dyti për Erzen Brecanin dhe për cdo njeri tjetër Berisha ka një qëndrim, ligjin ligjin dhe vetëm ligjin. Kush ka shkelur ligjin të bëhet përgjegjës. Së treti dua ti them atij anëtarit të bandës Bajri që deklaron se ajo kulla e Matës qenka e një të afërmit të mi, unë kërkoj që ajo të konfiskohet. Por i them anëtarit të bandës Bajri mirë është të shkojë dhe të japë llogari dhe mos mendoje se do kalojë krimet që ka kryer në emër të bandës duke shpifur e trilluar poshtë e përpjetë. Ai është anëtar i paguar i bandës, me dokumente. Çdo njeri që shkel ligjin duhet të marrë atë që meriton. Pavarësisht se kush është. Unë nuk kam mbrojtur asnjë shkelës ligji”, tha Berisha ne nje konference per gazetaret.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI