Flash

Shiste drogë sintetike afër shkollave/ Vihet në pranga 57-vjeçarja në Korçë

Lapsi.al 23 November 2023
Shiste drogë sintetike afër shkollave/ Vihet në pranga

Vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit "Tempulli". Një 57-vjeçare është vënë në pranga, pasi akuzohet se shiste doza të drogës sintetike bonsai, në lokalin e saj në Korçë.

Eleni Bregu e shiste lëndën narkotike afërsi të dy shkollave 9-vjeçare në Korçë.

Sipas njoftimit policor, në shtëpinë e saj janë gjetur fidanë kanabisi të kultivuar në vazo, doza kanabisi dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

Policia sekuestroi dozat e lëndëve narkotike, fidanët narkotikë, 1 armë e ftohtë, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së dozave të lëndëve narkotike, afër shkollave, në ambiente që frekuentohen nga nxënësit.

Shiste doza të drogës sintetike bonsai, në lokalin e saj, vihet në pranga 57-vjeçarja.

Në banesën e kësaj shtetaseje, Policia gjeti fidanë kanabisi të kultivuar në vazo, doza kanabisi dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike, fidanët narkotikë, 1 armë e ftohtë, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetase që dyshohet se shiste lëndë narkotike në lokalin e saj, në qytetin e Korçës, organizuan punën për kapjen dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja E. B., 57 vjeçe, banuese në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin e kësaj shtetaseje, në lagjen nr. 17, Korçë, ku gjetën sasi cannabisi sintetik të llojit bonsai, të ndarë në doza dhe një shkop druri që plotësonte kushtet e armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dy fidanë cannabis sativa të kultivuar në vazo, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike, të cilat u sekuestruan si provë materile, së bashku me ato që u gjetën në lokal.

Nga hetimet e kryera dyshohet se kjo shtetase ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Dozat e lëndëve narkotike që prodhonte në banesë, i shiste në lokalin e saj që ndodhej në afërsi të dy shkollave 9-vjeçare, në Korçë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI