Flash

Samiti i Diasporës, Osmani: Shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës po përballen me spastrim etnik

Lapsi.al 23 November 2023
Samiti i Diasporës, Osmani: Shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit

Gjatë një fjalimi në Samitin e tretë të diasporës që po zhvillohet në Tiranë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës jo vetëm përballen me diskriminim e vazhdueshëm, por edhe me spastrim etnik.

“Vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë akoma përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Ju themi se nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi bashkë vëllezër dhe motra të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, u shpreh Osmani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI