Flash

OBSH vë alarmin/ Rritje e pashpjeguar e fëmijëve me polmonit në Kinë

Lapsi.al 23 November 2023
OBSH vë alarmin/ Rritje e pashpjeguar e fëmijëve me polmonit

OBSH i ka bërë një kërkesë zyrtare Kinës për një informacion më të detajuar mbi rritjen e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe aryre të pneumonisë që janë raportuar së fundmi tek fëmijët. Madje OBSH ka bërë edhe një rekomandim që popullata kineze të ndjekë masat për të zvogëluar rrezikun sëmundjeve të frymëmarrjes. Ndër masat e rekomanduara janë vaksinimi, distancimi, si dhe maskat ku është e nevojshme dhe “larja e rregullt e duarve”.

Në mesin e nëntorit, autoritetet kineze të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë raportuan një rritje të incidencës së sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë. Dy ditë më parë, mediat dhe ProMED raportuan shenja të pneumonisë së padiagnostikuar tek fëmijët në Kinën veriore.

“Është e paqartë nëse këto raste janë të lidhura me rritjen e përgjithshme të infeksioneve respiratore të raportuara më parë nga autoritetet kineze apo nëse janë ngjarje të veçanta”, - shpjegon Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila kërkoi “informacione të mëtejshme epidemiologjike dhe klinike, si dhe rezultatet e kërkimeve të bëra tek fëmijët".

OBSH gjithashtu kërkoi informacion të mëtejshëm mbi tendencat e fundit në qarkullimin e patogjenëve të njohur, duke përfshirë gripin, SARS-CoV-2, RSV dhe mycoplasma pneumoniae dhe mbi barrën aktuale në sistemet e kujdesit shëndetësor. “Organizata është gjithashtu në kontakt me mjekët dhe shkencëtarët përmes partneriteteve tona teknike dhe rrjeteve ekzistuese në Kinë” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk në Lushnjë. Mjeti tip ...

20:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI