Flash

"Më ka ik zari", kapja e kokainës shokon grupin. Djali i Breçanit: Shëndosh me qenë, na pastë marrë të këqijat

Lapsi.al 23 November 2023
"Më ka ik zari", kapja e kokainës shokon grupin. Djali i

Nga dosja e SPAK janë zbardhur dhe disa bisedime ku anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike flasin për sekuestrimin e 446 kg kokainë në Holandë në datën 5 janar 2021, e cila ishte nisur nga Ekuadori më 16 dhjetor 2020.

Kapja e kësa sasi të madhe kokaine shokoi grupin.

Në bisedat e bëra publike më poshtë tregohet mopmenti ku një person ende i paidentifikuar tregon që ngarkesa është kapur nga policia dhe se 2 shoferë janë arrestuar.

Besmir Murtati thotë se mori një lajm tgë keq dhe se u mërzit shumë, ndërsa I paidentifikuari shprehet se i ka ikur zari.

Ndërsa Eralbi Breçani thotë shnosh me qenë, na pastë marrë të këqijat.

Pjesë nga bisedat:

I paidentifikuar: Dje nisa një punë, është në ujë për Anvers. Keni nga 10 copë.

Ismail Zeneli: Mbarë ishalla! Por, jo gjithçka shkoi sipas planit. Lënda narkotike në fakt mundi të kaloj oqeanin, por edhe portin në Hollandë. Kapja u bë në magazinat e kompanisë që kishte në pronësi kontejnerin, kjo një arsye që tmerroi jo pak dërguesin dhe pritësit e kokainës, të cilët menduan se ia dolën. Në këtë operacion, u arrestuan 2 shoferë holandez.

I paidentifikuar: Na u kap puna.

Besmir Murtati: Çfarë thua mor? Më dhe lajm të keq. Sa më ka mërzit.

I paidentifikuar: Më ka ik zari. Me të kap në kompani, gjithçka me jeshile.

Eralbi Breçani: Shnosh me qenë, na pastë marrë të këqijat.

Ismail Zeneli: Nuk besoj se e kanë hap ashtu, veç në rast se e kanë bërë me spiunim.

Disa javë para se droga të nisej nga Ekuadori, grupi kriminal diskutojnë gjithë kohës në chat-in e tyre në SkyECC, dhe nuk mungon padurimi për të pritur sasinë e kokainës.

Shqiptari që është në Ekuador, i cili është i paidentifikuar, vonon nisjen e lëndës narkotike, edhe pse paratë i kishte marrë që më herët, dhe padurimi i Ismail Zenelit shfaqet disa herë. Megjithatë, edhe kur punët “piqen” siç duhet, sërish ngarkesa doli huq.

Të këshilluara

Aksidentohet autobusi, 12 nxënës të plagosur

Një aksident është shënuar në rrugën Pejë-Mitrovicë, pranë fshatit Gurracok. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus, bëhet me dije se 12 nxënë...

17:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI