Flash

Gazetari britanik: Shqiptarët jetë luksi kur kthehen nga Anglia

Lapsi.al 23 November 2023
Gazetari britanik: Shqiptarët jetë luksi kur kthehen nga Anglia

Në një reportazh të publikuar në “Daily Express”, redaktori Zak Garner Purkis tregon përshtypjet e tij, pasi ka takuar shumë njerëz në veri të Shqipërisë, aty ku thuajse çdo familje ka një djalë në Angli.

Ai rrëfen për jetën e luksit që bëjnë shqiptarët në Shqipëri kur kthehen nga Anglia, makinat e shtrenjta dhe sesa e zakonshme është për ta “shtëpia e barit”. Por mbi të gjitha, dëshirën e adoleshentëve për të braktisur shkollën dhe për të shkuar në Angli.

Teksa Mercedesi i errët me targa britanike kalon në rrugë, në timon shihet një djalë rreth të 20-tave. Ende pa vënë briskun e parë në fytyrë, ai përkulet mbrapa dhe nxjerr një cigare nga dritarja.

“Këtë (makinën) e bleva duke punuar disa muaj në Londër”, na thotë ai duke shtuar me një buzëqeshje në fytyrë, “Punoja në “ndërtim”.

Të gjithë e dinim se kjo nuk ishte e vërteta. Pavarësisht se sa nevojë ka Britania për krahun e punës në ndërtim, nuk kishte mundësi që ai djalë i dobët, veshur me tuta, të fitonte mjaftueshëm para sa për të blerë një Mercedez të tipit të fundit. Ai e siguroi atë nga shtëpia e barit.

Djali i Mercedezit ishte njëri nga shumë djemtë e tjerë “londinez” që pamë gjatë udhëtimit tonë në Shqipëri këtë muaj. Nga malet e veriut, deri në rrugët e frekuentuara të Tiranës, pasuria e tyre shfaqej kudo.

Pothuajse sa herë që flisnim me një person që kishte të afërm në Britani, përmendeshin shtëpitë e barit.

“Gjysma e të afërmve të mi punojnë në ndërtim dhe gjysma tjetër në shtëpi droge,” na tha një adoleshent në një shkëmbim bisede. Ishte befasuese se sa e zakonshme ishte.

Duam apo jo, Britania ka qenë prej vitesh konsumatori më i madh i drogës në Evropë. Tregu ynë i madh dhe fitimprurës është një magnet për tregtarët e drogës nga e gjithë bota, kështu që nuk është çudi që bandat shqiptare, të cilat tashmë kanë marrë përsipër tregtinë e kokainës, të fokusohen në Britaninë e Madhe.

Por ishte tronditëse se si ishte bërë një aktivitet i zakonshëm që dikur konsiderohej krejtësisht tabu nga njerëzit në vendin e ish-bllokut komunist.

Të rinjtë po braktisin diplomat universitare për të kapërcyer Kanalin dhe për të rrezikuar jetën në prodhimin e drogës, ndërsa shqiptarët mesatarë punëtorë luftojnë për të blerë një shtëpi në një treg të shtrembëruar nga biznesmenët e pastrimit të parave.

Nga ana tjetër duke u shtuar opsionet që vajzat shqiptare të martohen me një djalë që punon në një shtëpi bari dhe është bërë i pasur nga trafiku i drogës, ka ulur madje shanset që këto vajza të jenë shënjestër e trafikantëve të mishit të bardhë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI