Flash

Dy automjete përplasen në aksin Lushnje-Fier, makina me 4 persona përfundon në kanal

Lapsi.al 23 November 2023
Dy automjete përplasen në aksin Lushnje-Fier, makina me 4 persona

Një aksident është raportuar se ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të Savrës, ku dy mjete tip fuoristrada në tentativë parakalimi janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë një nga automjetet ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë, por fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.

Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në mjetin tjetër udhëtonte një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI