Flash

Drejtoresha e UNICEF: Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

Lapsi.al 23 November 2023
Drejtoresha e UNICEF: Gaza është vendi më i rrezikshëm

Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për të qenë fëmijë, sipas drejtoreshës ekzekutiv të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

“Më shumë se 5,300 fëmijë palestinezë thuhet se janë vrarë në vetëm 46 ditë. Kjo është mbi 115 në ditë, çdo ditë, për javë dhe javë. Bazuar në këto shifra, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza. Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë", tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell në një video të mërkurën teksa iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton CNN. Ajo gjithashtu shtoi se UNICEF-i po merr raporte se “më shumë se 1200 fëmijë” mbeten nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara ose janë të pagjetur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI