Flash

26-vjeçarja humbi jetën pasi u shtyp nga makineria, nën hetim edhe CEO i kompanisë italiane

Lapsi.al 23 November 2023
26-vjeçarja humbi jetën pasi u shtyp nga makineria, nën hetim

Mes të dyshuarve në lidhje me vdekjen e Anila Grishajt, 26-vjeçares me origjinë shqiptare që humbi jetën pasditen e 15 nëntorit në Bocon në Pieve di Soligo, po hetohet për përfshirje edhe emri i eshefit ekzekutiv të kompanisë ku ajo punonte.

Në ditët në vijim do të bëhet një vlerësim teknik mbi pajisjen ku CEO-ja do të marrë pjesë nëpërmjet një konsulenti të tij. Në hetim për vrasje nga pakujdesia është edhe kolegu që aktivizoi makinerinë ku punonte Anila.

Si pasojë asaj iu shtypën rruazat e qafës duke humbur menjëherë jetën. Sipas burimeve pranë hetuesve, “Treviso Today” shkruan se për momentin nuk ka asnjë element të dobishëm që mund të tregojë se aksidenti ndodhi pasi një element specifik sigurie nuk u respektua.

Makineria në fjalë është blerë majin e kaluar dhe duket se është e gjeneratës së fundit. Një nga hipotezat e mundshme është ajo e një ndërhyrjeje anormale në makineri, një situatë që mund të ketë mashtruar kolegen tjetër, e cila është detyruar ta rindizte pasi besonte është fikur gabimisht.

Megjithatë dinamika e vdekjes së Anilës është fiksuar nga kamerat e sigurisë brenda kompanisë. Ato mund të tregojnë më shumë për ndërhyrjen që ka kryer kolegia e 26-vjeçares dhe rrjedhimisht nëse ka respektuar procedurat e protokolleve të sigurisë.

Ndërkohë sot pritet që në këtë kompani të shkojë një delegacion i Senatit në Itali që ka nisur një komision hetimor për shfrytëzimin dhe sigurinë në vendin e punës. 26-vjeçarja Anila Grishaj humbi jetën pasditen e 15 Nëntorit teksa punonte në kompaninë për produkte të ngrira ku së fundmi ishte bërë nëndrejtoreshë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI