Flash

U mori rryshfet 22 personave përmes mashtrimit, SPAK mbyll hetimet për ish-zyrtarin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Lapsi.al 22 November 2023
U mori rryshfet 22 personave përmes mashtrimit, SPAK mbyll hetimet për

SPAK përfundon hetimet paraprake për ish-zyrtarin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish - pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.

Në përfundim të veprimeve hetimore është provuar se, i pandehuri Ilir Kapetani, Specialist  i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashgimtarë të ish pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës" informoi sot SPAK

Arrestimi i Kapetanit u krye në 20 mars 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ndërkohë të pandehur janë qytetarët të cilët i dhanë ryshfet.

Ata janë D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.

Lajmi ne perditesim...

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mashkullore, të Gjirokastrës. Shteasi Koçi Shajko, i ka vënë gjatë natës flakën banesës së tij. Në vendngjar...

09:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI