Flash

Stoltenberg: Siguria e Ballkanit ka rëndësi për NATO-n

Lapsi.al 22 November 2023
Stoltenberg: Siguria e Ballkanit ka rëndësi për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg siguroi në Shkup se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua në Shkup me kreyministrin Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ata kishin sigurinë globale dhe të rajonit: “Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithësesi jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, deklaroi Stoltenberg.

Kovaçevski: Ndikimet ruse vështirë se mund të destabizilojnë vendin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se Maqedonia e Veriut, por edhe mbarë rajoni, nuk janë të rrezikuar edhe përkundër ndikimeve të rrymave të ndryshme në rajon.

“Ndikime të vendeve të treta, përfshirë edhe ndikimin rus, ekzistojnë në rajon. Ato gjithmonë kanë mundësi të gjejnë mbështetës të mendimeve të tyre tek individë, parti politike dhe organizata të caktuara, por ato nuk arrijnë deri aty sa të kenë posedim apo ndikime deri në atë nivel që të jenë në gjendje të destabilizojnë shtetin tonë”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Stoltenberg mesazh deputetëve: Bashkoni forcat drejt BE-së

Në fjalimin e mbajtur para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut ,sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi numëroi avantazhet me anëtarësimin e vendit në NATO kërkoi nga deputetët unitet në rrugëtimin drejt BE-së.

“Anëtarësimi në BE do të përforcojë demokracinë tuaj dhe sundimin e së drejtës dhe do të mundësojë jetë më të mirë për të rinjtë. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi që të punojnë së bashku dhe ta çojnë vendin përpara. Nga kjo foltore e Parlamentit ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni siç keni punuar për anëtarësimin në NATO, ta kompletoni udhëtimin tuaj drejt familjes europiane”, theksoi Stoltenberg.

Stoltenberg u takua edhe me presidentin Stevo Pendarovski, dhe kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg të mërkurën (22.11.2023) në Shkup do të jetë mikpritës i samitit të vendeve anëtare të rajonit në NATO, ku do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti kroat Zoran Millatoviq, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob. Në këtë takim do të diskutohen sfidat e sigurisë në rajon, me theks të veçantë Bosnjen dhe Kosovën./DW

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI