Flash

Rama i premton Silvinjos nënshtetësinë shqiptare

Lapsi.al 22 November 2023
Rama i premton Silvinjos nënshtetësinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar çmimin "Shqiponja e Artë" trajnerit të kombëtares Silvinjo. Ram anë fjalën e tij deklaroi se Silvinjo është i pari që e merr këtë çmim pa qenë i nacionalitetit shqiptarë. Por këto Rama theksoi se shumë shpejt Silvinjo do të bëhet me pasaportë shqiptare, për shkak se kualifikoi kombëtaren në Kampionatin Evropian. Ndërkohë që Silvinjo nga ana tjetër ka falenderuar futbollistët e kombëtares që arritën kualifikimin.

Rama: Kjo është një shqipojnë e destinuar për të gjithë shqiptarët specialë, jo specialë sepse të gjithë shqiptarët janë specialë, por për shqiptarët që janë më shumë specialë sesa specialët. Ti je i pari joshqiptar që po e merr "Shqiponjën e Artë" por jo për çfarë ke bërë, por sepse je një shqiptar që po lind. Me shqiponjën e Artë të njoftoj se shumë shpejt do të kesh nënshtetësinë shqiptare.

Silvinjo: Para së gjithash doja të falënderoja të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare. Pa harruar sigurisht edhe stafin e federatës. Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do ishte e mundur të isha këtu dhe të merrja këtë çmim që për mua është një nder i madh.

Të këshilluara

Firmos Rama, Ervin Hoxha kreu i ri i IKMT

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit. Vendimi i shkarkimit ka ardhur pa...

18:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI