Flash

Punonjësit kërcënuan me dorëheqje, OpenAI rikthen Sam Altman si CEO

Lapsi.al 22 November 2023
Punonjësit kërcënuan me dorëheqje, OpenAI rikthen Sam Altman

Bashkëthemeluesi i OpenAI Sam Altman do të kthehet si CEO vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi, ka thënë firma. Marrëveshja “në parim” përfshin instalimin e një bord të ri, shtoi kompania e teknologjisë, shkruan BBC.

Kjo vjen pasi Altman u shkarkua të premten duke shkaktuar një letër të hapur nga stafi i cili kërcënoi të jepte dorëheqjen nëse ai nuk rivendosej.

“Mezi pres të kthehem në OpenAI”, tha Altman në një postim në mediat sociale.

Të hënën, qindra punonjës, duke përfshirë bashkëthemeluesin dhe anëtarin e bordit Ilya Sutskever, nënshkruan një letër duke thënë se nëse bordi nuk jep dorëheqjen dhe nuk e kthen Altmanin, shumica dërrmuese do të largohet për të punuar me të në Microsoft.

Fillimisht, bordi kishte njoftuar se këtë rol do ta merrte CEO e OpenAI, Mira Murati, por shumë shpejt ajo iu bashkua "lëvizjes" së punonjësve që kërkonin kthimin e Altman.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI