Flash

Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve "të posaçme"

Lapsi.al 22 November 2023
Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve "të

Dy gra që kanë kanë pasur në dorë gjykimet paraprake për dosjen e nxehtë të klubit Partizani, Irena Gjoka dhe Iliriana Oldashi, po gjenden në një valë të paimagjinueshme sulmesh nga të dyja krahët e politikës. Emrat e këtyre dy gjykatëseve të gjykatës së posaçme kishin përmbytur sot faqet e shtypit, duke u akuzuar si të anëshme dhe me vendime të marra në konflikt interesi.

Fillimisht Irena Gjoka la të pandryshuar kërkesën e SPAK, për të kufizuar lirinë e lëvizjes së Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Që prej asaj dite, vendimi i saj për të shmangur një votim parlamentar, ku të diskutohej imuniteti i deputetit Berisha, e ka kthyer atë në target sulmi. Vetë ish presidenti dhe ish kryeministri e akuzon se ajo duhej të jepte dorëheqjen nga ky proces, pasi kur ka qenë kryetar shteti në 1996, ai e ka shkarkuar atë nga gjykatëse. Nga ky moment dhe prej publikimit të dokumentit të shkarkimit, mediat pro opozitare e bombardojnë ditë pas dite zonjën Gjoka.   

LEXO ME TEJ:

Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin” 

"E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe mediat se është shkarkuar nga ish Presidenti Sali Berisha në vitin 1996, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë te Drejtësisë, Gjoka vijon të heshtë", thuhej në një tekst të përafërt të rimarë si me buton nga disa media këtë të hënë. Madje ato i kanë ngritur edhe tri pyetja të mbetura pa përgjigje gjyqtares Irena Gjoka : A jeni shkarkuar nga Berisha në vitin 1996?

A paraqet konflikt interesi çështja që ju keni në shqyrtim sot?

Pse ua keni fshehur organeve të vetingut këtë informacion?

Por ndërkohë që kolegia e saj gjendej nën furinë e mediave opozitare, Iliriana Olldashi ka marrë sulme nga krahu i kundërt pas vendimit për të nxjerrë nga burgu dhe duke lënë në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezin. Fillimisht gjyqtarja Olldashi, emri i së cilës u bë i njohur për bllokimin dhe sekuestrimin e serverave dhe celularëve të LAPSI.AL, në skandalin e patronazhistëve, u akuzaua se për personazhe të tjerë të së majtës kishte dhënë masa më të rrepta sesa ndaj Jamarbër Malltezit. Më pas, në mediat pranë pushtetit u botua një dokument ku zbulohej se Olldashi kishte blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish- kompleksi Partizani nga kompania 'Homeplan' dhe 'Kontakt'.

Andi Bushati: Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut? 

Apartamenti (91.6 metra katror me çmimin në total 65 mijë euro), sipas dokumentit, qe blerë në vitin 2015. Sipas mediave pranë pushtetit, Iliriana Olldashi do të duhej ta kishte deklaruar këtë konflikt interesi duke abstenuar nga procesi i Apelit përmes të cilit i dha Jamarbër Malltezit 'arrestin në shtëpi'.

Rast pas rasti/ A është SPAK nën kontrollin e Ramës? 

Sipas pretendimit, ky konflikt mund të ketë prodhuar një masë më të butë nga gjyqtarja, aq më tepër se deri më sot nuk kishte ndodhur kurrë më parë që GJKKO të kishte ndryshuar masën e 'arrestit nga burgu', në 'arrest shtëpie'. Vendime të tilla janë refuzuar përherë si për shembull për Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Fatos Tushen, Fredi Bejlerin dhe ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, për të cilët GJKKO ka vendosur masë arresti me burg.

Pra, sikurse shihet, afera e privatizimit të klubit Partizani po prodhon presion mbi gjykatën cilatdo qofshin vedimet që marrin trupat e saj. Nga njëra anë këto fushata mund të interpretohen si një trysni e politikës që e ndjen se po humbet kontrollin mbi drejtësinë. Por ama nga ana tjetër, mund të jetë i pranueshëm edhe versioni i kundërt: ai se drejtësia e re nuk po bind askënd dhe se vendimet e saj janë vështirësisht të pranueshme. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI